(VIDEO) 11 viktima nga një shpërthim i fuqishëm në një qytet në Republikën Domenikane

Një shpërthim i papritur tronditi qytetin e vogël të San Cristóbal në Republikën Dominikane, me pasojë vdekjen e të paktën 11 personave, duke përfshirë edhe një foshnje katërmuajshe. Zyrtarët identifikuan eshtrat e 10 të rriturve dhe një foshnje, por njoftuan se ka ende shumë kufoma që po kërkojnë për t'u gjetur

Zjarri në Republikën Domenikane.

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një shpërthim që tronditi qytetin e vogël të San Cristóbal, në Republikën Domenikane, të hënën e 14 gushtit.

Zyrtarët thanë se kanë identifikuar eshtrat e 10 të rriturve dhe një foshnje katërmuajshe, por paralajmëruan se “ka ende shumë kufoma” që mund të gjenden.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin në zonën tregtare të qytetit.

Tymi nga shpërthimi dhe zjarret që ai ndezi mund të shiheshin duke u përhapur mbi qytet për shumë orë më pas.

Gjithashtu, dhjetë persona janë ende të zhdukur.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për t’i gjetur ata”, ka thënë presidenti, Luis Abinader, i cili vizitoi vendin e shpërthimit të martën.

Dhjetëra persona u plagosën dhe shumë prej tyre mbetën në spital.

Qindra zjarrfikës janë ende duke u përpjekur për të shuar flakët në katër nga nëntë ndërtesat të cilat morën flakë.

Shkaku i saktë i shpërthimit nuk është përcaktuar ende, ndërsa ndërtesat e shkatërruara janë një dyqan elektronikë, një klinikë veterinare dhe një fabrikë plastike.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika