Mëngjesin e së martës, është hapur për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, një nga dy urat që Qeveria në detyrë e Kosovës nisi të ndërtojë muaj më parë për të lidhur Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim”.
Ndërsa ura kryesore mbi Ibër mbetet e mbyllur për automjete, raportimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se Karabinierët italianë, ia kanë “bërë sefte” edhte kësaj ure, duke kaluar mbi të.