(VIDEO) Kurti në “përmendore”, Perani në festë

Shtatorja e kryeministrit Albin Kurti është zbuluar në fshatin Peran të Podujevës. Kjo vepër është vendosur në oborrin e mërgimtarit Sabedin Uka, vlera e të cilës ka thënë se është rreth 50 mijë eurove

Pamje nga statuja e kryeministrit Albin Kurti në Peran të Podujevës.

14 shkurti njihet botërisht si dita e të dashuruarëve.

Por, një “dashuri” e veçantë është shprehur në fshatin Peran të Podujevës.

Atje “Polaku” i ngriti një përmendore Albin Kurti para oborrit të shtëpisë së tij.

Në fakt personi me nofkën “Polaku” është Sabahudin Uka, i ciloi tash e 20 vjet jeton në Spanjë, e dashurinë për Kurtin nuk e fsheh.

Afërsisht 50 mijë euro i kushtoi Polakut ‘’dashuria për Kurtin”, teksa edhe më shumë monedha do shpenzoj në shtatoret e ardhshme.

Kushëriti i Polakut, Naser Rashiti ishte i lumutur me përurimin e shtatores të cilën nuk e sheh si diçka politike.

Në Peran erdhën edhe banorë të fshatrave përrreth, e fjalë të mira patën për kryeministrin.

Albin Kurtit, zgjedhjet i kishte fituar saktësisht tri vjet më parë duke bërë të mundshme themelimin e qeverisë Kurti II.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika