(Video) Mitrovica synon vetëm Ligën e Parë, trajneri Seidi Onbashi paralajmëron kundërshtarët

Mitrovica dëshiron që ky të jetë sezoni i fundit në Ligën e Dytë, ndërsa trajneri shprehet optimist se mund të arrijnë këtë objektiv të synuar

Mitrovica dëshiron që ky të jetë sezoni i fundit në Ligën e Dytë.

Nga edicioni tjetër, kjo skuadër synon të luajë në një rang më të lartë garash.

Trajneri Seidi Onbashi shprehet optimist se mund të arrijnë këtë objektiv.

“Objektivat tona janë që të inkuadrohemi në Ligën e Parë, kemi një skuadër shumë të mirë, me një grup të lojtarëve shumë të mirë, që janë të kombinuar pak me përvojë dhe lojtarë të rinjtë,” ka thënë Onbashi për TV Dukagjinin.

Teksa Onbashi zbuloi se do të ketë edhe transferime të reja ditëve në vijim.

Mbrojtësi i Mitrovicës, Florian Berisha, deklaroi se faza përgatitore është duke shkuar në mënyrën më të mirë.

Mitrovica gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelore me 38 pikë.

Për më shumë mund të shikoni videon e mëposhtme.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika