(VIDEO) Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan dalin para gjykatës

Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të enjten janë paraqitur para Gjykatës së Pejës

Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, janë paraqitur para Gjykatës së Pejës.

Para hyrjes në seancë të gjithë janë kontrolluar nga policia në mënyrë të detajuar, përfshirë edhe mediet.

Ndryshe, mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021 në Gllogjan të Deçanit, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua me breshëri plumbash nga persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj, vdiqën tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të moshës 17-vjeçare.

Por, disa javë më vonë, policia arriti të arrestojë të dyshuarit për këtë rast. Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj tashmë përballen me akuza për vrasjen e trefishtë që ndodhi dy vjet më parë.

Megjithatë, për këtë rast deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare gjyqësore, dhe është konfirmuar aktakuza.

Tre të akuzuarit në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, cak i vrasjes kishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjerë, dhe se vrasja kishte ndodhur si hakmarrje.

Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi, duke i zënë priten autobusit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika