Vidhen kabllot elektrike nga fabrika që ishte djegur në Drenas

Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë te “Parku i Biznesit” në Drenas, 11 mars 2024.

Pronari i një fabrike e cila kohë më parë ishte djegur, ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur nga aty kabllot elektrike.

Rasti ‘Vjedhje e rëndë’ siç njofton Policia në raportin 24 orësh ka ndodhur në Parkun e Biznesit në Drenas më 9 maj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se, persona të pa njohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës, e cila muaj më parë ishte djegur. Rasti është duke u hetuar”- thuhet në raportin e policisë.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika