Viktimës i amputohet shuplaka e dorës, mjeti shpërthyes dyshohet të jetë i FSK-së

Personi që u lëndua sot në Gjakovë ku dyshohej se ishte nga kontakti me një mjet shpërthyes, të njëjtit tashmë i është ampituar shuplaka e dorës. Siç merr vesh Dukagjini, ai dyshohet se ka rënë në një predhë municion te pa shpërthyer të FSK-së

Ilustrim

Personi që është lënduar gjatë ditës së sotme në Babaj të Bokës në Gjakovë, i është ampituar shuplaka e dorës dhe ka lënduar rëndë këmbën.

Siç merr vesh Dukagjini, ai dyshohet se ka rënë në një predhë municion te pa shpërthyer të FSK-së.

Mjeku kujdestar në Gjakovë, Gjok Komani, ka treguar për gjendjen e pacientit i cili tashmë është në QKUK, të cilit shuplaka e majtë i është amputuar tërësisht.

“Shuplaka e majtë është e amputuar tërësisht, kemi frakturë dhe dëmtim të indit të butë të këmbës së djathtë dhe dëmtim të indit të butë të këmbës së majtë. Është dhënë një dozë gjak këtu, gjendja ka qenë mesatarisht e rëndë dhe është rekomanduar për në QKUK, pasi Gjakova nuk ka kirurg vaskular”, ka thënë Gjok Komani.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët po mirren me rastin.

Lexo më shumë: Lëndohet një person në Gjakovë, dyshohet nga një mjet shpërthyes

Përderisa nga zyra për media e FSK-së kanë qenë të paqasshëm, veçse nga zyra për media e FSK-së, veçse nga zyra për media e ministrisë së Mbrojtjes i kanë thënë Dukagjinit se me këtë rast po merret personeli i FSK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika