Visar Azemi i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Ardhja e tij për ne është vlerë

Aktivisti i shoqërisë civile, Visar Azemi i është bashkuar LDK-së, dhe kjo sipas kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ardhja e tij është vlerë, duke thënë se ai bënë pjesë tek profesionistët më të mirë të vendit që “zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe Visar Azemi





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se aktivisti i shoqërisë civile, Visar Azemi tashmë i është bashkuar LDK-së.

“Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Abdixhiku është shprehur se ardhja e tij në LDK për ta është vlerë, pasi sipas tij, ai bën pjesë tek profesionistët më të mirë të vendit që “zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”.

“Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt; e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka treguar se Azemi është inxhinier i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Sistemeve Elektroenergjetike. Dhe ka vazhduar më pas studimet postdiplomike në Univeristy of Maryland Global Campus, në drejtimin e Menaxhimit Ndërkombëtar Financiar.

Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se ai shërbeu dhe si ligjërues në lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake në botë.

“Përgjatë dhjetë viteve të shkuara, Visar Azemi shërbeu si aktivist i shoqërisë civile, me angazhim të gjerë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, integrimin e tregut energjetik, ekonomisë qarkore dhe tranzicionit energjetik në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkaq, Azemi së fundmi shërbeu edhe si drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation. Përgjatë kësaj kohe, ai ka qenë autor i një numri të madh studimesh e publikimesh mbi energjinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika