Vitia njofton se një pjesë e hapësirës së Spitalit të Gjilanit jepet në shfrytëzim për ndërtimin e dy objekteve

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Gjilanit për shfrytëzim të hapësirës së Spitalit të Gjilanit për të ndërtuar shkollën e mesme të mjekësisë dhe objektin për qëndrim ditor për të moshuarit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Gjilanit për shfrytëzim të hapësirës së Spitalit të Gjilanit për të ndërtuar shkollën e mesme të mjekësisë dhe objektin për qëndrim ditor për të moshuarit.

“Meqenëse kjo hapësirë në shumë drejtime do të shërbejë edhe për shëndetin dhe mirëqenien e pensionistëve dhe për mjekët e ardhshëm, konsiderojmë se do të jetë në dobi të qytetarëve. Gjilani është një nga qytetet që ka një numër të konsiderueshme të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë” , tha Vitia.

Në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, Vitia foli edhe për investimet në shëndetësi, duke premtuar se së shpejti do të ofrohen shërbime të reja në sektorin publik shëndetësor, konkretisht në klinikat e Gjinekologjisë, Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

“Vetëm në Gjinekologji pritet që të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marrë në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publik. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë shëndetësorë. Do të punësohen rreth 80 specialistë, rreth 200 infermierë, që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”.

Ai përmendi transportin neonatal për foshnjat e sapolindura që ka filluar nga dje pas furnizimit me autoambulancë neonatale.

Në muajin maj, Vitia tha se pas një analize disamujore, do të hapet një konkurs për pranimin e 330 profesionistëve shëndetësorë, prej të cilëve 200 do të jenë infermierë dhe 80 specialistë.

Sipas tij, shumica e specialistëve të papunë do të punësohen përmes këtij konkursi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika