Vitia: Pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt

Pajisja Pet Scan, që përdoret për diagnostikimin e llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, do të vijë në Kosovë në muajin shkurt. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pajisja Pet Scan, aparaturë që përdoret edhe për diagnostikimin edhe për menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, do të vijë në Kosovë në muajin shkurt.

“Pet Scan-i vjen në shkurt. Më vjen që s’mund ta them datën e saktë njëherë. Por ajo që mund ta them është që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda hapësirave të QKUK-së”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Vitia ka thënë se 7 milionë euro do të investohen këtë vit në Sistemin Informativ Shëndetësor, duke shtuar se studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor ndahet në tri pjesë, ku pjesa e parë është viti 2024 e që janë këto 7 milionë euro.

“Pjesa e parë e që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri te ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Vitia në një konferencë për medie.

Më tej, ai është shprehur se si projekt, Sistemi Informativ Shëndetësor kushton shumë më shumë.

Ai ka diskutuar edhe për procedurën e furnizimit me barna, ku u shpreh se për shkak të mosmarrjes pjesë të kompanive në disa tenderë furnizimi, është shtyrë, por që në fund të janarit e në fillim të shkurtit të ketë me dhjetëra procedura për të gjitha barnat e munguara në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika