Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se shumë qytetarëve iu është ndryshuar vendi i votimit dhe nuk janë në dijeni.
Vitia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë por paraprakisht të shohin vendin e votimit, njofton Dukagjini.
“Nga raportimet që po marrim, ka qytetarë që iu është ndryshuar vendi i votimit dhe nuk janë në dijeni. Ju lutem që para se të shkoni për të votuar, ta shihni vendin tuaj të votimit në këtë link: https://qv.kqz-ks.org/sq/PollingCenter/ActualPollingCenter Dilni të votoni, në këtë ditë me rëndësi për qytetin tonë. Shumë suksese e ditë të mbarë”, ka shkruar Vitia në Facebook.