“Vizita e Osmanit në Shqipëri”, Abilekaj: Ishte formale, nuk pati ndonjë deklaratë konkrete

Analisti nga Shqipëria, Enton Abilekaj vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri e ka cilësuar si formale.

Kjo pasi sipas tij, e para e vendit nuk doli me një deklaratë më konkrete, por vetëm potencoi fuqinë e raporteve Kosovë-Shqipëri.

Në emisionin “FIVE”, Abilekaj ka thënë se vizita e Osmanit nuk kontribuoi në atë se a kanë ndryshuar politikat e Shqipërisë ndaj krerëve në Kosovë.

“Vizita e sotme e Osmanit nuk arriti të kontribuojë aq shumë pasi nuk u fol për çështje konkrete dhe nuk u bë e qartë nëse ka ndryshuar politika e Shqipërisë,  këndvështrimi i Shqipërisë ndaj krerëve në Kosovë, a kemi një koordinim në marrëdhënie të qëndrimeve, kjo mendoj që nuk u sqarua, në këtë pikëpamje ishte e gjitha formale”, ka thënë Abilekaj.

Sipas tij, presidentët mund të kontribuojnë në relaksimin e raporteve në mes të kryeministrave, në këtë rast Ramës dhe Kurtit por, siç thotë ai nuk pati ndonjë qëndrim nëse u arrit të koordinohet politika e jashtme e Kosovës dhe e Shqipërisë.

“Besoj që kriza e fundit na tregoi se është jetike të kloordionet politika e jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë. Takimet e frytshme janë të domosdoshme, takimi si ai i qeverive është i domosdoshëm. Mendoj që presidentët të kontribuojnë në ulje të tensioneve, bëhet në bazë diskutimi e cila është duke u shqyrtuar paraprakisht, kemi presidentë në Shqipëri që organizon takimin me Osmanin, por Osmani mund të kishte dalë me një deklaratë më konkrete. Vizita ishte formale, nuk kishte asnjë qëllim”, ka vijuar ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte për vizitë dy ditore në Shqipëri, ku u prit në takim nga krerët e shtetit dhe nga akterë të tjerë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika