Vizita e “Pesëshes së Madhe”, Hoxha: Kosova nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut

Ish-zëvëndësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se në vizitën e nesërme të "Pesëshes së Madhe" Kosova nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut

Ish-zëvëndësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se në vizitën e nesërme të “Pesëshes së Madhe” Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mos pranojë marrëveshje në dëm të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.

“Është një pesëshe e madhe, e fuqishme, që besoj do t’i japin një infusion rifillimit të dialogut…Nuk besoj që kemi luksin që ne të fillojmë me kushtëzime për rifillim të dialogut kur Kosova nuk e ka luksin që të kushtëzojë rifillimin e dialogut, por duhet të jetë e kujdesshme që të mos pranojë marrëveshje në dëm të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut.

“Por në asnjë mënyrë nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut”, ka thënë  Hoxha.

“Është një thirrje e kotë e bashkësisë ndërkombëtare karshi Serbisë dhe besoj që po e humbin momentumin duke vendosur kushtëzime për rifillim të dialogut. Duhet ta ndërrojmë qasjen, duhet të ulemi në tavolinë, duhet të implementojmë pikat të cilat i kemi marrë për obligim, natyrisht ato që e prekin rendin kushtetues nuk duhet t’i pranojmë dhe nuk duhet të pranohen…”, ka thënë tutje ish-zëvëndesministri i Brendshëm.

Nushi: Mos të shitet Kurti se s’ka bërë kompromise

I ftuar në studio ishte dhe Nol Nushi nga PSD-ja, i cili ka thënë se kryeministri Kurti ka bërë kompromise në kurriz të Kosovës.

Nol Nushi nga PSD-ja

“I ka bërë Kurti 5 marrëveshje deri sot, për targat, për letërnjoftimet, për energjinë e të tjerë, që të gjitha janë kompromise në kurriz të Kosovës, që të gjitha janë kompromise. Mos të shitet Kurti se s’ka bërë kompromise. Është rrenë, është popullizëm me dalë me thanë që shkojë negociata dhe nuk lëshojë pe në asgjë sepse nuk ekzistojnë negociatat kështu. Kur shkon në negociata duhesh të jesh i qartë se do të japësh diqka. Problemi i z. Kurti është që ka gjetë metodën më të keqe për të bërë këtë Asociacion i cili ka me ardhë. Tanimë ky nuk ka dorë në hartimin e tij sepse kredibiliteti i tij në bashkësinë ndërkombëtare është për toke”, ka thënë Nushi.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika