“Shiu është për bereqet”.
Kështu e nis fjalimin e tij në mbylljen e fushatës në Çair, mes shiut e fishekzjarreve, Kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti.
Në një tubim në palestrën e qytetit, mes mijëra njerëzve, Mexhiti shprehu një falënderim për të pranishmit.
“Në cilido skaj të Çairit flet puna jonë prandaj gjithçka çka mund të them dp jenë më pak në krahasim me atë çka po bëhet në Çair. Jam para jush të iu them faleminderit, ju faleminderit nga zemra për dashurinë në këtë fushatë, për besimin…më shumë se fitorja që po vjen më mjafton besimi juaj. Në përmbyllje të fushatës në Çair jam këtu të iu kem se kjo fushatë ka kaluar kufijtë e rëndomta…Çairi s’është trampolinë për të shpëtuar karrierat politike, as për të kthyer në pushtet ata që sot janë në opozitë”, ka deklaruar ai.
Gjersa Mexhiti ka numëruar një varg punësh në këtë komunë, ai tregoi edhe arsyen e pjesëmarrjes në këtë garë.
“U ktheva të garojë në Çair që ëndrrën e atyre që deshën ta kthejnë në Geto ta kthej në një Çair të ëndërruar….ndonëse unë i prij kësaj gare, kjo fitore më së paku më përket mua. Falënderoj ata që në angazhim të vazhdueshëm kanë dhënë shumë për fitoren. Ju faleminderit të gjithëve nga zemra.”, ka deklaruar ai.
Mexhiti ka kërkuar që mbështetja të tregohet edhe të dielën kur qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.
E të njëjtën kërkesë e pati edhe bartësi i Listës për Këshillin Komunal, Muhamet Murtezi.
“Ju them nga zemra faleminderit. Megjithatë, aktivistët e VLEN s’janë meritor vetëm sot por më shumë se 80 ditë ku unë dhe Izeti bashkë me ta kemi lëviz në çdo mahallë të Çairit, kemi ecë shumë e jemi lodh pak…dëshmia më e mirë do jetë dita e diel. Nuk jemi në fund, kemi dhe tre ditë para nesh. Ju ftoj për energji më të madhe dhe mobilizim, ta japim goditjen e fundit që fitorja jonë të jetë spektakolare.”, ka deklaruar ai.