VLEN shpall fitore në Çair, BDI-ja në Likovë dhe Pllasnicë

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren në këtë komunë, duke theksuar se kjo përfaqëson një klasë të re politike, ndërsa kundërshtarët e tij politikë “shkuan në pension”.

Gjatë fjalës së tij, Mexhiti iu drejtua edhe Ali Ahmetit nga BDI, duke kërkuar të tërhiqet nga politika, pasi sipas tij, votat e qytetarëve e çuan në pension.

“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është personale, por është fitore e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë. Kjo është fitore e dinjitetit qytetar dhe e shpresës që qytetarët e fituan me votë të lirë. Falënderojmë institucionet që garantuan një proces të qetë dhe demokratik”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, shpalli fitoren në komunat e Likovës dhe Pllasnicës.

“E fillojmë fitoren e madhe me fitore në raundin e parë në dy komuna, dhe atë në Likovë ku ka mbaruar procesi zgjedhor dhe kandidati jonë Erkan Arifi ka fituar. Po ashtu edhe në Pllasnicë ka fituar kandidati jonë”, ka thënë Ademi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika