Vllasi për “Kuvendin gjithëserb”: Po i përmbahen porosisë së Qosiqit, rrezikohet i tërë Ballkani

Në "Kuvendin gjithëserb" të mbajtur në Beograd, Serbia dhe Republika Srpska shpallën një Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike të popullit serb. Azem Vllasi kritikoi këtë ngjarje, duke e cilësuar si një vazhdimësi të politikave etnonacionaliste dhe shoviniste të Serbisë

Azem Vllasi

Para disa ditësh në Beograd u mbajt “Kuvendi gjithëserb”, një takim i rëndësishëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Srpska. Ky kuvend, i organizuar nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Srpska”, rezultoi në shpalljen e një Deklarate për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për ardhmërinë e përbashkët të popullit serb.

Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi, e komentoi këtë ngjarje, duke theksuar se Serbia po vazhdon traditën e saj etnonacionaliste dhe shoviniste, një linjë që daton që nga “Naçertanja” dhe deri te deklarimet e Dobrica Qosiqit, të vitit 2010.

“Mjerisht, nuk është veç propagandë, kjo është një projekt i tyre dhe ky pushtet i përmbahet asaj porosisë së famëkeqit që e quanin baba i kombit, Dobrica Qosiqit. I cili pati deklaruar në 2010 se Serbia qëllimet që nuk i ka realizuar me luftë, t’i vazhdojë t’i realizojë me diplomaci, politikë dhe negociata. Kjo deklaratë e ‘Kuvendit gjithëserb’, është në fakt vazhdim i politikës së Naçertnjes, memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, të vitit 1986, memorandumit tjetër të vitit 2010, ku është përfillur porosia e Qosiqit… ndryshe nga Serbia e madhe që e quanin, e kanë zëvendësuar me termin ‘bota serbe’”, ka deklaruar Vllasi në intervistën për “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Vllasit, projektet shoviniste të Serbisë përbëjnë ende një rrezik serioz për paqen në rajonin e Ballkanit.

Ai paralajmëroi se Serbia nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saj për të zhbërë shtetin e Bosnjës, duke ndarë entitetin e Republikës Srpska dhe duke e bashkuar atë me Serbinë.

“Për paqe në rajon është rrezikshme, pasi Serbia bën më dije se nuk ka hequr dorë prej qëllimeve që aktualisht Bosnjës si shtet ta zhbëjë duke ndarë entitetin që quhet Republika Srpska… e do t’i bashkohet Serbisë. Nënkupton shkrirjen e Malit të Zi si shtet përbrenda me influencën kleronacionaliste serbomadh përmes forcave serbe atje pa pushuar veprojnë sidomos prej vitit 2020… pretendimet për Kosovën janë shprehur qartë, e konsiderojnë si pjesë të pandashme të Serbisë,” ka shtuar Vllasi.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika