Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të realizojë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e shteteve dhe institucioneve të rajonit.
Të hënën më 13 tetor, Von der Leyen do të takohet në Tiranë me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pasditen e njëjtë, ajo do të udhëtoj drejt Tivatit të Malit të Zi, ku do të pritet nga presidenti Jakov Mijatoviq dhe kryeministri Milojko Spaiq.
Të martën, më 14 tetor, Von der Leyen do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në Mal të Zi dhe më pas do të udhëtoj drejt Bosnjes, ku pritet ta takoj presidencën e Bosnjes dhe Kryesuesin e Këshillit të Ministrave. Po atë ditë, do të vizitojë Qendrën Memoriale të Srebrenicës..
Të mërkurën më 15 tetor, Von der Leyen do nis ditën në Serbi me takime me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Gjuro Macut.
Më pas ajo udhëton drejt Prishtinës, ku do të zhvilloj bisedime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Pasdite, vizita vazhdon në Shkup, ku Von der Leyen do të takoj veçmas presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.