”Vota kundër Listës Serbe s’është e re, është humbje kohe” – Mujaj: Po bëhet politikë e panevojshme

“Nuk është diçka e re kjo veto kundër Listës Serbe, sepse ne kemi parë një cikël të vazhdueshëm prej zgjedhjeve të shkurtit e deri më tani që, konkretisht, Vetëvendosja është vënë në njëfarë drejtimi që asgjë me Listën Serbe”, ka thënë Veton Mujaj, drejtor i Syri i Vizionit.

Mujaj në FIVE në RTV Dukagjini tutje është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk po dëshiron, siç tha ai, “të shkëputet” nga ideja kundër Lista Serbe.

“Duket se është një vendim me të cilin po e dinë që, me ankesën që do ta bëjë Lista Serbe në PZAP, e kanë bërë praktikisht që menjëherë ky vendim, në njëfarë forme, do të hidhet poshtë dhe do të vazhdohet me aspektin tjetër. Kështu që për humbje kohe kjo është e barabartë me të gjitha ankesat që janë bërë, do të thotë me 7 ankesat që i kemi në PZAP, është e barabartë edhe ankesa e Listës Serbe për mosvotimin e kësaj, që e merr sigurisht një periudhë derisa të shkon ose kthehet direkt prej PZAP-së ose shkohet me kërkesa të tjera edhe te Gjykata Supreme e Kosovës”, ka thënë ai.

Në fund, Mujaj ka shtuar se kjo situatë është irituese.

“Nuk ka nevojë të bëhet kjo kur dihet se të gjitha këto po kthehen prapë mbrapa dhe nuk do të duhej të bëhej kaq politike në një masë kur veç po dihet se si ka me përfundu”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika