Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i seancës së jashtëzakonshme që ka vetëm një pikë të rendit të ditës e që është krijimi i Qeverisë së re.
Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit kanë nisur të grumbullohen në Kuvend, njofton Dukagjini.
Gazetari i TV Dukagjini, Liridon Llozani, i cili ndodhet në Kuvend ka bërë të ditur se votimi për formimin e Qeverisë së re do të bëhet në mënyrë elektronike dhe jo si zakonisht që bëhet me ngritje dore.
Deputetët sot vendosin për formimin e Qeverisë, a i ka Kurti votat e nevojshme?