Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar sonte edhe Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.
Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë besimin kabinetit qeveritar të propozuar nga Kurti.
Kurti ka bërë betimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ai deklaroi se do të kryejë me përkushtim detyrën e tij, do të respektojë Kushtetutën e vendit dhe do të angazhohet për përparimin e Kosovës.
Pas votimit të Qeverisë së re, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi mbylljen e seancës.