Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se ka votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka njoftuar se ka përmbushur obligimin e saj qytetar, duke inkurajuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Unë votova dhe përmbusha obligimin tim qytetar. Ju inkurajoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj, pasi çdo votë ka rëndësi”, ka shkruar ajo, duke apeluar për pjesëmarrje sa më të gjerë në zgjedhje.