Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në Lipjan për vrasje në tentativë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti u arrestua pasi fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës, njofton Dukagjini.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.