Vrasja e Gjyljeta Ukellës nga burri i saj,avokatja e familjes: Kur u kry vrasja ka qenë i vetëdijshëm

Gjyljeta Ukella është gruaja që u vra me 16 prill nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Fehmije Gashi-Bytyqi – Avokate e familjes ka bërë të ditur se është shtyer për një datë tjetër seanca fillestare ndaj ish-bashkëshortit, Edmond Lajçi i cili ka privuar nga jeta, Gjyljeta Ukellën, gruan e fëmijëve të tij.

Gashi-Bytyqi njoftoi se shtyerja e seancës është me arsyetimin se avokati mbrojtës është nga shëndeti “keq”

“Shqyrtimi fillestar të seancës ndaj Edmond Lajçit, për vrasje  të rëndë, pasi ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.

Gjyqtari përmes formës elektronike më ka njoftuar se avokatja e Lajçit, ka bërë kërkesë shtyerjen e seancës fillestare. Pastaj Gjyqtari, duke kuptuar seriozitetin e këtij rasti dhe epologun e këtij gjykimi ka kërkuar dokumente mjekësore që ti administrohen, dhe nëse nuk ndodh madje me vërejtje eventuale. Kryetari i Trupit Gjykues, Musë Povata ka njoftuar se është shtyer për një datë tjetër gjykimi. Nesër do dihet data e saktë”, tha Gashi-Bytyqi.

Avokatja theksoi se Edmon Lajçi nga Ekspertiza e Klinikës Forenzike dhe Psikiatrike në Prishtinë ka qenë i vetëdijshëm për vrasjen e gruas, Gjyljeta Ukella

“Proces i rëndë pasi që ka të bëjë me një privim me dashje nga jeta, privim me paramendim pasi që fillimisht u pretendua se i njëjti ka pasur disa probleme shëndetësore në aspektin psikiatrik. Mirëpo ekspertiza e Klinikës Forenzike dhe Psikiatrike në Prishtinë ka dhënë vendimin se momentin kur është kryer vrasja, dm.th ka qenë e ruajtur vetëdija e tij dhe vetfakti se ka shkuar drejt në Policinë e Kosovës dhe kërkesa urgjente shkoni vraponi tek fëmija. Dhe provimi në ambientin e shtëpisë.  Edhe Gjykata e Pejës dhe të tjera duhet të japin shembull që së paku me ndëshkueshmëri të ndikohet tek të tjerët, dhe të rezervohen që mos bëjnë vrasje brenda familjes”, tha Gashi-Bytyqi.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika