Gjykata e Lartë reagon pas humbjes tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Trupa gjyqësore ngre shqetësimin për sigurinë e gjyqtarëve në Shqipëri.
Reagimi i Gjykatës së Lartë:
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja, dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.
Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës në të cilën funksionojnë shumë prej gjykatave shqiptare. Në një shtet të së drejtës, gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar në ushtrimin e detyrës së tij, jo vetëm nga pikëpamja fizike e infrastrukturore, por edhe përmes një klime publike të respektit dhe përmbajtjes në gjuhën që përdoret ndaj figurës së tij. Çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor.
Gjykata e Lartë vlerëson se garantimi i sigurisë fizike e institucionale të gjyqtarëve është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë dhe e besimit të publikut tek shteti i së drejtës. Ministrja ka theksuar se ngjarja kërkon hetim të plotë dhe të paanshëm, ndërsa ka garantuar angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit për të mbështetur çdo veprim të sistemit të drejtësisë në këtë proces. Në fund të reagimit, deputeti shprehu ngushëllimet e tij për familjen e gjyqtarit të ndjerë: “Ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!”.