Vrau gruan në Graçanicë, reagon Osmani: Një grua më pak, një vrasës më shumë 

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së M.Zh. shkaku i dhunës nga bashkëshorti i saj në Graçanicë, duke shprehur indinjatën e saj dhe duke theksuar se dhuna ndaj grave nuk duhet të tolerohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur indinjatën e saj të thellë pas vdekjes së një gruaje, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj në komunën e Graçanicës.

Osmani theksoi se “një grua më pak, një vrasës më shumë,” duke shprehur shqetësimin e saj për aktet e dhunës ndaj grave që vazhdojnë të sulmojnë shoqërinë kosovare dhe që nuk duhet të tolerohen.

Osmani e cilësoi këtë ngjarje si një akt të tmerrshëm dhe si një shenjë të një fenomeni më të gjerë të dhunës ndaj femrave në Kosovë.

“Një grua më pak, një vrasës më shumë!  E tmerruar dhe e indinjuar nga vrasja brutale e gruas M.Zh. nga duart e bashkëshortit të saj në Gushtericë të Poshtme në komunën e Graçanicës. Mizori të tilla që po vazhdojnë të atakojnë shoqërinë tonë nuk duhet të tolerohen.

Ky akt mizor nuk është një incident i izoluar, por një veprim shqetësues i dhunës ndaj grave që kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar. Institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të dënimeve t`i japin fund femicidit. Fatkeqësisht, shohim tepër shpesh raste kur dhunuesit lirohen me dënime shumë më të ulëta sesa ato që parashihen me ligj.

I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës dhe jemi përkrah të gjithë atyre që kanë humbur familjaret e tyre për shkak të femicidit. Të gjithë duhet të jemi një, derisa asnjë grua të mos ketë frikë për jetën e saj!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika