Vritet një person në Podujevë për shkak të mosmarrëveshjes në trafik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është vrarë me thikë në Komunën e Podujevës, pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Një person është vrarë me thikë në Komunën e Podujevës, pas një mosmarrëveshje në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari dhe viktima nuk e kanë njohur njëri-tjetrin.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:55 dhe është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika