Vuçiq diskuton me diplomatin Hanrahan për nevojën e bashkëpunimit ekonomik Serbi-SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të shtunën se ka biseduar me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, për partneritetin mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe që bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë baza e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të shtunën se ka biseduar me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, për partneritetin mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe që bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë baza e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vuçiq i ka bërë këto deklarata pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar tarifa prej 35 për qind në importet nga Serbia.

Tarifat e reja për Serbinë dhe disa vende tjera në botë tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Hanrahan është për vizitë në Beograd dhe në kuadër të vizitës në Ballkan do të ndalet edhe në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështje të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Facebook, duke përmendur se me diplomatin amerikan ka diskutuar edhe për situatën në Ballkan.

Ditë më parë, Hanrahan është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.

Në nisje të vizitës, vetë Hanrahan ka thënë se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika