Vuçiq diskuton me Lajçakun për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në takimin me emisarin Lajçak, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka kërkuar "zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit të Serbisë"

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe situatën e fundit në Kosovë në lidhje me targat.

Kështu shkroi ai më 5 dhjetor, në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd.

“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira, për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçiq.

Lajçak shkoi për vizitë në Beograd pasi Beogradi zyrtar javën e kaluar kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar kreun e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje, duke thënë se Rashiq nuk i përfaqëson serbët e Kosovës.

Më 1 dhjetor, Vuçiq e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë, midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

Për shkak të konflikteve të fundit me Qeverinë e Kosovës, pjesëmarrja e Presidentit të Serbisë, Vuçiq në Samitin BE-Ballkani Perëndimor është e pasigurt.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika