Vuçiq e thotë zyrtarisht se prapa personave të maskuar në veri të Mitrovicës ka qenë Millan Radojçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka takuar disa nga përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përkrahësve të tyre në qytetin e Rashkës në Serbi, për të diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Ajo çfarë është parë nga ky takim është se shumica e zyrtarëve të partisë “Lista Serbe” kanë qenë aty dhe kanë bërë pyetje, duke akuzuar Prishtinën për presion.

Aty, natyrisht, ka qenë në krye të vendit edhe Millan Radojçiqi që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që kërkohet gjithashtu nga drejtësia e Kosovës, shkruan Telegrafi. 

Lista serbe gjatë takimit me Vuçiqin
Lista serbe gjatë takimit me Vuçiqin

Madje, presidenti serb pretendon se “kur të gjithë në Mitrovicë të veriut ishin me maska, një person ka qenë pa të”….

Personat me maska në pjesën veriore të Kosovës gjatë barrikadave

“Pasi njerëzit nuk e dinë, do t’u tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë…”, ka thënë ai mes tjerash në këtë takim, transmeton Telegrafi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Blerim Vela nga Presidenca e Kosovës.

“ Vuçiq duke lavdëruar të sanksionuarin e SHBA-ve dhe Britaninë e Madhe, kriminelin Radoiçiq, si pjesë e grupeve të armatosura që ai pretendon se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut. Një pranim flagrant i agresionit të Serbisë ndaj veriut të Kosovës, përmes taktikave ruse të ‘burrave të vegjël të gjelbër’! Radoiçiq dhe banditë e tij do të përballen me drejtësinë kosovare”, ka shkruar në Vela në Twitter.

Personat me maska në pjesën veriore të Kosovës gjatë barrikadave

Ndryshe, në këtë takim kanë qenë të gjithë zyrtarët e Lista serbe, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e zyrtarë të tjerë.

Në anën tjetër, liderja e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se Vuçiq po bën përpjeke që rëndësinë dhe rolin e tij në nivel ndërkombëtar ta ruajë përmes çështjes së Kosovës.

Trajkoviq për Danas tha se gjithçka që Vuçiq dhe Lista Serbe në Kosovë duan të bëjnë, e bëjnë përmes mafies dhe strukturave paralele./Telegrafi/.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika