Vuçiq fton protestuesit në debat publik, studentët kushtëzojnë me zgjedhje të reja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve që të marrin pjesë në një debat publik, i cili, sipas tij, mund të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha televizionet dhe portalet.

Ftesën e ka bërë përmes një videoje të publikuar në Instagram sot më 22 gusht.

Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit, që udhëheqin protestat, e kanë refuzuar menjëherë këtë ftesë. Ata kanë deklaruar se do të bisedojnë me presidentin vetëm pasi ai të shpallë zgjedhje të reja.

“Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani dëshiron të flasë me ne, të cilët për muaj me radhë na ka quajtur terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të diskutojmë gjatë fushatës zgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thuhet në reagimin e tyre.

Protestat në Serbi kanë hyrë në muajin e nëntë, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Studentët insistojnë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, pasi autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të vendosur përgjegjësi pas tragjedisë.

Megjithatë, pushteti në Serbi ka refuzuar deri më tani që të shpallë zgjedhje të reja. Në videon e tij, Vuçiq tha se protestat kanë nisur fillimisht si kërkesa për drejtësi, por më pas janë shndërruar në thirrje për ndryshime politike.

Ai shtoi se, pavarësisht se nuk pajtohet me kërkesat e tyre, është e rëndësishme që palët të dëgjojnë njëra-tjetrën.

“Mendoj se është vendimtare të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë dhe të dënojmë dhunën në rrugë”, është shpreh Vuçiq.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika