Vuçiq i ankohet ambasadorit Hill për situatën në veri të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, të cilit i është ankuar për situatën në veri të Kosovës.

Vuçiq ka thënë se qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë po përballen me sfida të vështira.

“E njoftova ambasadorin Hill me situatën dhe sfidat gjithnjë e më të vështira, me të cilat, përballet populli ynë në Kosovë dhe përsërita shqetësimin tim për sulmet e shpeshta, arrestimet dhe presionet e tjera, ndaj të cilave janë të ekspozuar serbët”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika