Vuçiq “i kënaqur” me marrëveshjen për energji në mes të KEDS-it dhe Elektroserver-it

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shprehur kënaqësinë e tij për marrëveshjen për energji mes KEDS-it dhe kompanisë Elektrosever

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është shprehur “i kënaqur” me marrëveshjen për energji në mes të KEDS-it dhe kompanisë Elektorserver.

Sipas tij, kjo marrëveshje shmang mundësinë, që qytetarët në veri të Kosovës të mbetën pa energji elektrike.

“Ende jemi duke i shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë. Jemi të kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, kështu që shmangia e çdo mundësie që njerëzit në veri të Kosovës të mbesin pa rrymë, në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme për ne…”, ka thënë Vuçiq.

Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS, që mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

Kujtojmë, se më 21 qershor, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika