Vuçiq i papërmirësueshëm, i pranishëm në dasmën e djalit të Sheshelit ku këndohen këngë çetnike

Një video në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bashkë me kriminelin e luftës, Vojisllav Sheshel është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta në rajon

Përkundër tentimit për t’u paraqitur si politikan i reformuar para bashkësisë ndërkombëtare, janë disa momente ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk mund ta fshehë fytyrën e tij të vërtetë. Natyra e tij e përgënjeshtron politikanin e “moderuar”, që tenton herë pas here të paraqitet asisoji.

Së fundmi, Vuçiq shihet në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel.

Në rrjete sociale janë përhapur disa klipe, ku shihet i pranishëm Vuçiq i qeshur gjersa këndoheshin këngë çetnike duke e lavdëruar Pavle Gjurishiqin.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për njeriun i cili, ndër tjerash, në vitin 1943 trupat e tij kryen disa masakra kundër popullsisë myslimane të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut, në të cilat, u vranë rreth 10,000 njerëz midis janarit dhe marsit, duke përfshirë mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar.

Kujtojmë se Vuçiq as nuk ka kërkuar falje e as nuk është distancuar nga gjenocidi serb në Kosovë. Përkundrazi, ish-ministri i propagandës të regjimit të Millosheviqit, vazhdon t’i mohojë krimet e kryera cnjerëzore ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika