Vuçiq i tmerruar për dronët “Skydagger” në Kosovë, thotë se Turqia “ëndërron rindërtimin e Perandorisë Osmane”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas mbërritjes në Kosovë të dronëve kamikazë “Skydagger”, duke akuzuar Turqinë se po ndërhyn në Ballkan dhe se ëndërron rindërtimin e Perandorisë Osmane.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” ka deklaruar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët njoftoi për mbërritjen e kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” në vend, të blerë nga kompania turke “Baykar”.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika