Vuçiq: Kosova po e kërcënon paqen dhe stabilitetin me veprimet e njëanshme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani. Vuçiq ka thënë se “I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e Serbi, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi”

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Vuçiq ka thënë se Kosova po kërcënon paqen dhe stabilitetin me aktet e veprimet e njëanshme.

“I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e Serbi, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilën Kosova e kërcënon me aktet e veprimet e njëanshme”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ndërkaq, gjatë ditës së diel, qytetarët serbë janë duke mbajtur një protestë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën Veriore.

Tajani ka bërë të ditur se ka biseduar edhe me Kurtin dhe Vuçiqin, dhe ka riafirmuar përkushtimin e Italisë për stabilitetin në Ballkan.

“Bisedova me presidentin serb, Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, për të riafirmuar përkushtimin tonë të fortë për stabilitetin në Ballkan. Informova Palazzo Chigi. Ne mbështetemi në udhëheqjen e tyre që bën thirrje për moderim dhe kundër veprimeve të njëanshme. Italia është një aktor kryesor për paqen”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika