Vuçiq pas situatës në veri: Të formohet Asociacioni pasi nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë një reagim të dielën pas situatës dhe tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të bandave kriminale

Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka thënë se mesazhi i tij për serbët në Kosovë është të mos dorëzohen.

Vuçiq ka thënë se qytetarët serbë “sërish janë detyruar të mbrojnë të drejtat e tyre me barrikada”.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë dhe mesazhi im për popullin tonë në Kosovë, i cili edhe një herë është i detyruar të mbrojë vatrat e tyre në barrikada”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të Serbisë, dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të fillohet normalizimi i marrëdhënieve dhe jetës së të gjithë neve”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se do të vazhdojnë luftën me të gjitha mjetet ligjore për paqen, “për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, dhe sipas tij, “Serbia do të fitojë”.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika