VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt

LVV-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prizren, të hënën e 12 shtatorit, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt dhe vartësve të tij në komunën e Prizrenit, të cilët sipas VV-së,  kanë degraduar arsimin përmes zgjedhjes së drejtorëve partiakë dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, ku thuhet se procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në komunën e Prizrenit është përcjellë me parregullsi të shumta.

Të njëjtat siç thotë VV, e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

Po ashtu, në këtë njoftim është theksuar se LVV-ja përmes këtij kallëzimi penal, kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjshëm dhe duke marrë për bazë parimet themelore të zgjedhjes së drejtorëve, ai i depolitizimit dhe parimin e ligjshmërisë në proces që parashihen me udhëzimet në fuqi, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se qeverisja e re komunale çdo ditë e më shumë po e “degradon” qytetin në çdo aspekt.

“Andaj lidhur me këtë iu drejtohemi qytetarëve, atyre që iu mohohen të drejtat ligjore për shkak të veprimeve klienteliste dhe nepotiste të këtij pushteti, shoqërisë civile dhe akterëve të ndryshëm shoqëror që të veprojmë bashkarisht për të ndalur këtë degradim dhe për të detyruar organet komunale të veprojnë në bazë të ligjit dhe konform interesit publik gjatë ushtrimit të komptetencave të tyre”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika