Webfaqet e komunave me shumë probleme, MAPL fajëson kompaninë kontraktuese

Komunat e Kosovës, janë duke pasur probleme me webfaqet e tyre zyrtare, të cilat nuk janë duke funksionuar si duhet. Për këtë çështje MAPL-ja, e ka fajësuar kompaninë kontraktuese

webfaqe, ilustrim

Webfaqet zyrtare të komunave nuk janë duke funksionuar si duhet, e disa nuk funksionojnë fare.

Komunat e Kosovës, i përdorin webfaqet e tyre, për shumë arsye e nevoja të tyre, një nga to është edhe për të qenë transparent për vendimet apo shpalljet e ndryshme që i marrin.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), një pjesë të fajit ia ka lënë kompanisë përgjegjëse e cila është e kontraktuar për t’i mirëmbajtur sistemet e webfaqeve.

Sipas tyre, këto webfaqe janë jashtë funksionit për shkaqe teknike.

“Shkaqet teknike kane te bëjnë fillimisht me zhvillim te dobët te ueb faqeve, vjetërsinë e sistemit dhe teknologjisë se përdorur si dhe mirëmbajtje se dobët nga kompania përgjegjëse e kontraktuar për mirëmbajtje te sistemeve”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së, të dhënë për Portalin Dukagjini.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thërret konferencë për media - Lajmi.net

Nga MAPL, po ashtu, kanë bërë të ditur se sistemi i mirëmbajtjes tash e tutje do të bëhet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Në lidhje me këtë çështje, Portali Dukagjini, ka kontaktuar me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimin, i cili e ka kritikuar MAPL-në për joseriozitet.

Ai ka theksuar, se ia kanë bërë të ditur MAPL-së, problemet me webfaqe, por që sipas tij, ministria në fjalë nuk ka reaguar si duhet.

“Në kuadër të kësaj, e kemi dërgu një kërkesë tek Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), që merret edhe me menaxhimin e webfaqeve të komunave dhe po shihet që ende nuk ka një reagim serioz nga kjo ministri”, ka thënë Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, po ashtu ka thënë se mosfunksionimi i webfaqeve komunale, mund t’i dëmtojnë komunat sidomos në llogaridhënie.

“Webfaqet komunale duhet të jenë funksionale sepse pastaj, komunat mund të ndëshkohen edhe në çështje të tjera, sa i përket skemës së grantit të performancës, pastaj qytetarët mund të ankohen se komunat nuk janë transparente, ndaj qytetarit, nuk paraqiten hargjimet etj”, është shprehur ai.

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi

Ndërkaq, Ukë Krasniqi, kryesues i kolegjiumit për IT,  në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, fajin e ka hedhur te kompania kontraktuese, që sipas tij nuk e ka kryer punën e tyre si duhet.

Sipas tij, arsyetimet e kompanisë në fjalë janë të pajustifikueshme.

“Unë jam edhe pjesë e grupit punues, si pjesë e kolegjiumit të IT-ve, kemi pas takime edhe me kompaninë, ajo ka gjetë një arsyetim i cili është i pajutifikueshme. Kompania e ka obligim t’i mirëmbajë webfaqet, nuk është marrë seriozisht me këtë problem”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka bërë të ditur, se vazhdimisht merr ankesa nga zyrtarët e komunave të Kosovës, për problemet e tyre me webfaqe.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika