Williams për Veselin: S’më kujtohet që e kam takuar në Rambuje

Dëshmitari Paul Williams tha se nuk i kujtohet që të akuzuarin Kadri Veseli e ka takuar ndonjëherë në Rambuje.

Williams tha se e ka fjalën edhe gjatë punimeve të delegacioni e po ashtu edhe jashtë ambientit të tyre, konkretisht objektit ku janë mbajtur ato punime.

“Nuk më kujtohet ta kem takuar atë brenda apo jashtë kështjellës”, tha Williams.

Po ashtu, u tha se Mark Weller kishte thënë që në delegacionin kosovar ishin dy persona që cilësoheshin të pavarur dhe ata ishin Veton Surroi dhe Blerim Shala.

Delegacioni, sipas Mark Weller, udhëhiqej nga Hashim Thaçi, një 29-vjecar intelegjent. Sipas tij, emrin e luftës Thaçi e kishte “Gjarpri”, të cilin e kishte fituar në muajt e përparshëm të ballafaqimit ushtarak. Ai kishte thënë se Thaçi kishte efikasitet të lartë në konsolidimin e pikëpamjeve që më parë ishin të ndryshme brenda UÇK-së. Weller kishte thënë se Thaçi shikohej nga Qeveria e Beogradit me urrejtje të veçantë.

Prokuroria kërkoi që kjo deklaratë e Weller të pranohet në prova materiale, por pati kundërshtime nga mbrojtja, e cila tha se dëshmitari asnjë prej këtyre pretendimeve nuk tha që i dinte.

Prokurori tha se ky dokument është i rëndësishëm të pranohet në prova, për të vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit dhe akuzat kundër të akuzuarve. Sipas tyre, Weller ishte këshilltari tjetër ligjor ngjashëm sikurse Williams në delegacionin kosovare dhe se njohuria e tij është relevante për provat e Prokurorisë.

Por, kërkesa e Prokurorisë u rrëua pas kundështimit nga mbrojtja./Betimi për Drejtësi

Williams: Thaçi kishte trysni nga komandantët lokalë, problemi i Demaçit ishte pavarësia

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika