Xhafer Tahiri nuk konsultoi as degën e LDK-së në Vushtrri për koalicionin me VV-në (VIDEO)

Nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryetari i kësaj dege, Xhafer Tahiri, nuk konsultoi askënd për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi, në një lidhje telefonike në Debat Plus, u shpreh se Tahiri nuk reagoi as një grup që ka kjo kryesi në “Viber” kur u tha se nuk e mbështesin një koalicion të mundshëm, njofton Dukagjini.

“Nuk jemi konsultuar fare, janë thirre disa persona të afër të kryetarit Tahiri edhe në grupin që kemi të kryesisë është dërguar një mesazh që nuk e mbështet qendra dhe më shumë nuk di, Tahiri në atë grup në Viber nuk ka reaguar hiq, vetëm kur i kemi parë fotografitë me Kurtin”, tha Krasniqi.

Kujtojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës është distancuar nga marrëveshja e arritur nga kandidati i saj për kryetar komune të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sylejman Meholli.

LDK-ja nëpërmjet një komunikate të lëshuar këtë të hënë sqaroi se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika