Xhevahire Izmaku do të jetë kandidate e NISMA Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Izamku në Facebook, me rastin e shpalljes së kandidaturës.
“Me shumë përvojë dhe pasion për këtë qytet, dhe duke qenë me vite zëri i saj në Parlament, tash dua t’i shërbej Vushtrrisë plotësisht dhe drejtpërdrejtë.Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes. Ftoj çdo njëri prej jush të bashkohemi në këtë rrugëtim – së bashku ta bëjmë Vushtrrinë tonë qytet në shërbim dhe jetë të mirë të të gjithë njerëzve, jo të individëve! Për Vushtrrinë që e duam”, ka shkruar ajo.