Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, fiton medalje të artë

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Laura Fazliu, xhudiste

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Pas kësaj fitoreje, Kosova, gjithsej, numëron katër medalje në “Oran 2022”.

Fazliu ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë përballë xhudistes spanjolle, Perez Cabana.

Laura Fazliu, xhudiste

Përveç Fazliut, në këtë garë medalje të artë ka marrë edhe Distria Krasniqi, të bronztë Flaka Loxha dhe një medalje tjetër arriti ta sigurojë boksieri Shpëtim Bajoku.

Kosova ka mundësi ta fitojë edhe një medalje në xhudo nga Akil Gjakova, i cili do të ndeshet për medaljen e bronztë.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika