Në Debat Plus, analisti Visar Ymeri ironizoi Sadri Ramabajën duke i thënë “nuk je pejgamber, o Ramabaj”, pas ndërhyrjeve të tij gjatë diskutimit për rezultatet zgjedhore.
“Në momentin që e thu diçka me të cilën këta nuk pajtohen. Këta mendojnë që kanë të drejtë legjitime të ndërhyjnë, të shajnë edhe ti thu kah po e merr këtë të drejtë. A e di kah e marrin këtë të drejtë? Prej Hysamedin Ferajt. Se ai i ka thënë që Albini është zoti, krejt tjerët jeni pejgamberë. Edhe këta e marrin. Tash edhe ky thotë jam pejgamber. Këtij si ka thënë, iu ka thënë kandidatëve për kryetar. Po Ramabaja thotë jam pejgamber në studio të Debat Plus-it. Se i ka thënë Hysemdin Feraj se e ka mik. Nuk je pejgamber o Ramabaj”, ka thënë Ymeri.