Ymeri: Kurti po thotë që ShBA e përkrahin krimin në veri, a është duke e ditur se çka po flet?

Visar Ymeri

Analisti politik Visar Ymeri ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si kontradiktore dhe të rrezikshme për interesat strategjike të Kosovës.

Facebook, Ymeri vë në pikëpyetje deklaratat e Kurtit se lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë nuk përbën problem për Kosovën dhe rajonin, ndërkohë që ai ka shfaqur mospajtime me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në veri të vendit.

Ai e cilëson Serbinë e lidhur me Rusinë si një shtet të fuqizuar ushtarakisht, autoritar brenda vetes dhe të rrezikshëm për secilin në rajon, duke përmendur ndikimin destabilizues të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

“Si nuk qenka problem yni edhe largimi i Serbisë nga Rusia? A nuk është ndikimi rus në Evropë dhe rajon rrezikim i përgjithshëm i sigurisë, demokracisë e progresit? Një Serbi e lidhur ngushtë me Rusinë është një Serbi e fuqizuar ushtarakisht, autoritare përsëbrendshmi dhe e rrezikshme për secilin në rajon. Madje edhe e nxitur për tensionim të vazhdueshëm në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut. Për Albin Kurtin këto nuk qenkan problem i tij. Si bëhet që siguria e Kosovës nuk qenka problem i Albin Kurtit?”, shkruan Ymeri.

Sipas Ymerit, me këto qëndrime Kurti po relativizon sigurinë e Kosovës, duke mos reaguar ndaj orientimit të Serbisë kah Moska.

Në vijim, ai ndalet edhe te raportet me SHBA-të, duke komentuar deklaratat e Kurtit para studentëve, se Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen me mënyrën se si Qeveria po vendos rend dhe ligj në veri.

“Në anën tjetër u paska thënë studentëve që ShBA kundërshton vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri dhe për këtë kemi mospajtime (të cilat realisht janë sanksione nga ShBA ndaj Kurtit). Problemi i dytë ky: Kurti po thotë që ShBA e përkrahin krimin në veri meqë e sanksionojnë Kosovën kur e lufton atë.  Sëkëndejmi nuk qenka problem (i Kurtit) ndikimi rus në Serbi, por ndikimi amerikan në Kosovë.

A është duke e ditur Kurti se çka po flet? Apo thjeshtë është freestyling (çka t’i bjen në mend qatypërqaty). Po shpresoj që përnjëmend nuk po e din. Po shpresoj që këto qëndrime janë të rastësishme”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika