Analisti Visar Ymeri, në emisionin Debat Plus, ka kritikuar ashpër gjuhën politike të Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti nuk e ndryshon as diskursin dhe as polarizimin.
Sipas Ymerit, polarizimi nuk është rastësi apo taktikë e përkohshme, por pjesë thelbësore e identitetit politik të Vetëvendosjes.
“Sepse nuk e ndryshojnë këta gjuhën, nuk e ndryshojnë polarizimin, sepse polarizimi është natyra politike e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se ndryshimet eventuale që mund të bëhen nga kjo parti nuk prekin thelbin e konceptit të saj politik, por vetëm elementet që mund të shihen si pengesë për ruajtjen e pushtetit.
“Nuk mundesh me heq dorë prej konceptit politik. Ti heq prej atyre që të bëhen pengesë për me mbajt pushtetin, por jo prej thelbit”, ka thënë Ymeri.
Deklaratat e tij vijnë në kuadër të debatit për klimën politike dhe gjuhën e përdorur nga subjektet politike në Kosovë, veçanërisht në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike dhe zgjedhore.