Ymeri për bllokadën në Kuvend: S’është problemi tek Kushtetuta, po tek kryeneçësia e Kurtit

Analisti, Visar Ymeri ka komentuar dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si krizë që buron nga sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

Në Debat Plus, Ymeri theksoi se problemi nuk qëndron më te Kushtetuta, por te “këmbëngulja dhe kryeneçësia e Kurtit dhe VV-së”.

“Tash nuk e kemi problemin tek Kushtetuta e as te institucioni, po tek këmbëngulja dhe kryeneçësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Shiko çfarë situate, dhe kjo nuk krahasohet as me VLEN e as me PAN, sepse tash jemi në një situatë, kur dy parti politike që kanë deputetë më shumë se që me ia bë shumicën Albin Kurtit, po i thonë së paku njëra, PDK, hiqi këta që i ki pas ministra, 40 deputetë të tjera t’i votoj. Askush s’po ia konteston VV-së të drejtën për me pas kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Ymeri.

Kuvendi ka dështuar për herë të 36-të me radhë të konstituohet, katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përfaqësuesit e popullit po mblidhen çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, por ende nuk kanë arritur të zhbllokojnë ngërçin institucional.

Ata do të mblidhen sërish më 25 qershor.

Në qendër të bllokadës është moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për shkak të mungesës së votave për kandidatin e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Në mungesë të 61 votave në votim të hapur, po tentohet të formohet një komision për votim të fshehtë, por kjo ka dështuar 27 herë, pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar nga një anëtar për ta bërë të mundur këtë proces.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika