Ymeri: Shtrirja e sovranitetit mund të shndërrohet në cungim të territorit

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka vlerësuar se një cungim i territorit mund të vie si shkak i formës që kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka tentuar ta shtrijë sovranitetin në Kosovë

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se shtrirja e sovranitetit mund të shndërrohet në një cungim të territorit të Kosovës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka vlerësuar se kjo mund të vije si shkak i formës që kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka tentuar ta shtrijë sovranitetin në Kosovë.

“Shtrirja e sovranitetit mund të shndërrohet në cungim të territorit si shkak i mënyrës se si ke tentuar ta shtrish sovranitetin. E ky është problemi kryesor që e kemi ne sot këtu në Republikën e Kosovës ose që mund ta marrim ne vesh në formën e lajmit nesër”, ka deklaruar ai.

Ymeri vlerëson se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme duke qenë se mbetet një pjesë e integrimit të Kosovës ndërkombëtarisht. Ai thekson se tensionet në veri janë parë si një pengesë në sytë e ndërkombëtarëve.

“Tensionet në veri janë lexuar nga arbitëri sikur pengim i procesit të normalizimit, por nuk je duke thënë ‘jo’ në tavolinë. Po i thua ‘jo’ procesit. Dhe nëse kjo është logjika që po e përdor kryeministri në tavolinë… ne nuk kemi çfarë të kërkojmë më në procesin e dialogut”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Tensionet në veri të vendit janë rritur që nga 26 maji me rastin e hyrjes në komuna të kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nën ndihmën e Policisë së Kosovës.

Protestat kanë vazhduar që atëherë.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika