Ymeri thotë se president me mbiemrin Jashari nuk do të ketë, “kjo është punë e kryer”

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se rreziku për zgjedhje të parakohshme ekziston pavarësisht nëse në garë për presidente është apo jo Vjosa Osmani.

Në Debat Plus, Ymeri tha se çështja e zgjedhjeve ka mundur të shtrohej edhe në vitin 2021, por sipas tij, atëherë nuk është bërë një gjë e tillë.

“Kjo çështja e zgjedhjeve ka mundur të shtrohej edhe në 2021 por nuk është shtruar. Kjo çështje me apo pa Vjosa Osmanin në lojë, rreziku për zgjedhje ekziston”, u shpreh ai.

Duke folur për mundësinë e një kandidature nga familja Jashari, Ymeri tha se Murat Jashari e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Murat Jashari e përjashtoi mundësinë për me fol për këtë punë, ai foli si familje”, ka shtuar ai.

Sipas tij, president me mbiemrin Jashari nuk do të ketë, kjo është punë e kryer.

Sipas tij, nëse në ditët në vijim nuk arrihet një emër konsensual për president, vendi sërish rrezikon të shkojë në zgjedhje.

“Nëse nuk kemi emër konsensual ditëve në vijim, prapë rrezikojmë me shku në zgjedhje. Ky arsyetimi ‘nuk po e qesim Vjosa Osmanin se rrezikojmë me shku në zgjedhje’ për mendimin tim është i paqëndrueshëm. Por a ka arsye të qëndrueshme pse Kurti nuk po e do Vjosa Osmanin, sigurisht që ka, por këto arsye duhet të bëhen publike”, ka deklaruar Ymeri.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika