Zbardhen diskutimet Trump-Zelensky në “Shtëpinë e Bardhë”

Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, folën sot për shtypin përpara një takimi dypalësh, ku pritet të diskutohen ndihmat ushtarake dhe zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë.

Gjatë deklaratave, Zelensky kërkoi publikisht nga Shtetet e Bashkuara raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, duke sugjeruar gjithashtu një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, ku Ukraina do të ndihmonte SHBA-në në fushën e prodhimit të dronëve, shkruan Euronews.

Nga ana tjetër, Trump konfirmoi se do të diskutojë çështjen e furnizimit me raketat Tomahawk, por paralajmëroi se një hap i tillë mund të sjellë një përshkallëzim serioz të konfliktit. Ai theksoi se edhe vetë SHBA-të kanë nevojë për sisteme të tilla për mbrojtjen e tyre.

Trump shtoi gjithashtu se samiti i tij i ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest nuk ka gjasa të sjellë një takim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelensky-t.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika