Zbardhet ngjarja në Selenicë – 56-vjeçarin e vrau i biri, vendosi lëndën plasëse në sobën me gaz

Dyshohej se 56-vjeçari në Selenicë të Shqipërisë humbi jetën aksidentalisht si pasojë e një shpërthimi brenda banesës së tij. Megjithatë, gjetjet e policisë kanë treguar të kundërtën

Selenicë, Shqipëri
Selenicë, Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka zbuluar se vdekja e 56-vjeçarit në Selanicë nuk ishte një vdekje aksidentale.

Shërbimet e policisë zbuluan një lëndë plasëse në sobën me gaz, e fshehur nga i biri, 23-vjeçari Mato Glluçaj.

Siç raporton Top Channel, fillimisht dyshohej se Dyrmish Glluçaj humbi jetën aksidentalisht si pasojë e një shpërthimi brenda banesës së tij. Më pas u spekulua se ishte një granatë dore shkaku që ia mori jetën 56-vjeçarit, ndërsa sipas pistave të fundit u tha se Glluçaj humbi jetën pas një shpërthimi të bombolës së sobës, jashtë shtëpisë së tij.

“Bazuar në provat e sigurisë dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se i riu e ka kryer këtë akt për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj tij.

Policia ka vënë në pranga të riun, ndërsa ka sekuestruar mekanizmin elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi.

Krahas kësaj, nga i dyshuari janë sekuestruar granata dore, tritol armë e thika, një mekanizëm elektrik me të cilin është shfaqur granata, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjeteve për punime elektrike me ngjitje.

Sipas burimeve për Top Channel, 56 vjeçari Dyrmish Gëlluçaj ishte babai i katër fëmijëve, i një djali dhe i tri vajzave. Sipas banorëve të fshatit Gjorm, ai pothuajse ishte i verbër dhe çdoherë e shoqëronte vajza e vogël 7-vjeçe.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika